Moti i keq dhe temperatura të ulëta, mbyllen aeroportet në disa qytete evropiane
Aeroportet në disa qytete evropiane janë detyruar të mbyllen ndërsa fluturimet janë ndërprerë, pasi moti i keq krijoi kushte të rrezikshme në pista. Aeroportet në Budapest të Hungarisë, Bratislavë të Sllovakisë dhe Vjenë të Austrisë u mbyllën përkohësisht sot në mëngjes për shkak të akullit, sipas raportimeve të mediave lokale. “Në Vjenë, një shtresë e trashë akulli u formua në pista dhe pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për ta pastruar atë, vazhdoi të ngrinte përsëri”, tha një zëdhënës i aeroportit. Si rezultat, fluturimet devijoheshin në aeroporte të tjera. Aeroporti i Pragës tha në kompaninë amerikane të mediave sociale X se po operonte në një “modalitet shumë të kufizuar”. Aeroporti i Bratislavës u detyrua të mbyllej përkohësisht për shkak të kushteve të akullta, megjithëse fluturimet pritej të...
Burimi:
vizionplus.tv