Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

Moti ekstrem bllokon Europën, autoritetet paralajmërojnë: Situata do të mbetet e vështirë edhe ditët e ardhshme

Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat shumë të ulëta po sjellin kaos në trafikun ajror dhe rrugor në Europë këtë javë. Aeroportet kryesore si ai i Amsterdamit “Schiphol” kanë anuluar qindra fluturime për shkak të borës, erës dhe ngricave që bëjnë pistat të pasigurta. Mbi 1 000 pasagjerë kanë qëndruar të bllokuar në terminale, ku stafet kanë vendosur dyshekë dhe ofruar mëngjes për udhëtarët e detyruar të presin. Situata e vështirë ka vazhduar edhe në Paris, ku aeroportet Charles de Gaulle dhe Orly kanë anuluar dhjetëra fluturime për shkak të motit të ftohtë dhe borës. Transporti urban është ndikuar gjithashtu, me autobusë dhe shërbime të tjera publike që u pezulluan përkohësisht për shkak të akullit dhe kushteve të rrezikshme në rrugë. Aktualisht stafit hekurudhore...