Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima
Pjesa më e madhe e Kalifornisë është përfshirë nga stuhitë e fuqishme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu. Deri mbrëmjen e Krishtlindjes, zyrtarët lokalë konfirmuan se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq. Stuhitë, të cilat pritet të vijojnë deri të premten, kanë sjellë rreth 27 centimetra shi në disa zona të konteut të Los Angeles-it. Kjo situatë ka detyruar autoritetet të mbyllin rrugët kryesore dhe të nisin evakuimet e banorëve. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom-i, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën për disa zona jugore të shtetit. Ngjarjet tragjike u shënuan në zona të ndryshme. Në San Diego, një 64-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrezuar. Në Redding, një 74-vjeçar vdiq...