Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Mot i keq përfshin Italinë/ Alarm i kuq në disa rajone, rrëshqitje dheu dhe evakuime
Italia po përballet me një situatë të rëndë moti këtë Krishtlindje, ku shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta dhe rreziku i rrëshqitjeve të dheut kanë vënë në alarm disa rajone. Autoritetet kanë shpallur alarm të kuq në provincat e Bolonjës, Ferrarës dhe Ravenës, ndërsa alarmi portokalli është në fuqi për Rimini dhe Forlì-Cesena. Në San Lazzaro, në provincën e Bolonjës, janë kryer evakuime parandaluese për banorët që jetojnë në zonat më të ulëta, veçanërisht në fshatin Farneto, pranë përroit Zena, një zonë e goditur edhe më parë nga përmbytjet. Ndërkohë, në komunën e Fontanelice, një rrëshqitje dheu ka bllokuar rrugën kryesore që lidh qytetin me zonat përreth. Mbrojtja Civile ka ngritur alarmin edhe në Modena, Reggio Emilia dhe Parma, për shkak të rrezikut të shtuar...