Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

Dita e Krishtlindjeve ka sjellë zhvillime intensive në frontin diplomatik të luftës në Lindje. Ndërsa Moska ka hedhur në tryezë një ofertë të papritur për Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO), tensionet verbale mes Kremlinit dhe Kievit kanë arritur kulmin personal. Oferta ruse: Pakt ligjor mossulmimi Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia TASS, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, njoftoi se Rusia është e gatshme të nënshkruajë një “pakt të ndërsjellë mossulmimi” me vendet e NATO-s. “Rusia është e gatshme t’i formalizojë këto angazhime në formën e një dokumenti të shkruar, ligjërisht të detyrueshëm,” theksoi Zakharova, duke shtuar se forma specifike mund të negociohet, por duhet të jetë një akt i plotë i së drejtës ndërkombëtare. Bisedimet me të dërguarit amerikanë Nga ana tjetër, Presidenti...