Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Hetimi i pesë vendeve perëndimore, që akuzon “shtetin rus” për helmimin dhe vrasjen e opozitarit Aleksej Navalny, nuk ka ndalur negociatat për arritjen e paqes në Ukrainë. Të martën, në Gjenevë të Zvicrës, rifillojnë bisedimet trepalëshe mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se nuk ka “asnjë arsye për të vënë në dyshim” apo “kontestuar” raportin mbi vdekjen e Navalny-t, por nuk dha detaje të tjera. Nga ana tjetër, Rusia vazhdon t’u dërgojë sinjale Shteteve të Bashkuara. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mikhail Galuzin, pjesë e delegacionit rus në Gjenevë, ka hedhur sërish idenë e vendosjes së “një qeverisjeje të jashtme në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së” pas përfundimit të luftës. Një propozim që, sipas tij, nuk është i ri dhe që ishte...