“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

Komisioni Evropian ka kërkuar që disa nga zyrtarët më të lartë të mbyllin një grup bisedash në aplikacionin Signal, pas shqetësimeve se ai mund të ishte objektiv i hakerave. Sipas ‘Politico‘ shefat e departamenteve dhe zëvendësshefat ishin pjesë e këtij grupi, i cili përdorej për shkëmbim informacioni të brendshëm. Ky vendim vjen ndërsa BE-ja po heton një sulm kibernetik ndaj faqes së saj të internetit dhe përballet me një valë akuzash për spiunazh. Sipas ekspertëve, operacionet kibernetike janë duke u bërë më të sofistikuara, përfshirë si aktorët kriminalë, ashtu edhe qeveri të huaja, duke vënë në shënjestër politikanët dhe partitë politike. Komisioni u informua për grupin në muajin e kaluar dhe kërkoi fshirjen e tij, pa pasur prova që ndonjë anëtar ishte përgjuar. Në një...