Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Momente tmerri në Ohajo, i dyshuar për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet (VIDEO)
OHIO – Momente tensioni ekstrem janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në një dyqan në Ohajo, ku një i dyshuar për grabitje tentoi të qëllonte dy herë një oficer policie, por arma e tij u bllokua dhe nuk e shkrepi. Ngjarja ndodhi të enjten e kaluar, kur oficerët e policisë ndërhynë për të ndaluar Shane Newman, 21 vjeç, i cili ndodhej në një dhomë sigurie të dyqanit, i ulur në një divan pranë një vajze të re. Pamjet tregojnë momentin kur situata përshkallëzohet papritur: i riu nxjerr një armë nga brezi dhe e drejton drejt oficerit, ndërsa vajza pranë tij shpërthen në panik duke bërtitur “Jo, jo, jo!”. Sipas videos, Newman tërheq këmbëzën për herë të parë, por arma nuk shkrep. Në atë çast, një...