Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje për shefin e sigurisë së Iranit
Pas konfirmimit të vrasjes së Ali Larijanit, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, udhëheqësi suprem, Mojtaba Khamenei, ka dënuar sulmin dhe ka premtuar hakmarrje të shpejtë kundër autorëve. Në një deklaratë me shkrim, Khamenei shkroi se “me trishtim të thellë mora lajmin e martirizimit të Dr. Ali Larijanit … vrasësit do të paguajnë për gjakun e tij shumë shpejt” dhe shtoi se gjaku i derdhur “vetëm sa po e forcon sistemin islamik”. Larijani, një nga zyrtarët më të lartë të sigurisë së republikës islamike dhe figura qendrore e strukturave të saj politike, u vra së bashku me djalin dhe disa bashkëpunëtorë në atë që Izraeli e përshkroi si një sulm ajror të synuar ndaj udhëheqjes iraniane brenda territorit të Iranit. Vdekja e tij shënon një...
Burimi:
opinion.al