Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, ajatollah Mojtaba Khamenei, është plagosur në këmbë, shpatulla dhe në një dorë gjatë sulmeve amerikano-izraelite, konfirmoi ambasadori iranian në Qipro për gazetën britanike The Guardian. 56-vjeçari nuk është shfaqur publikisht që nga zgjedhja e tij të dielën në postin më të lartë të Republikës Islamike, ku pasoi babain e tij, i cili u vra ditën e parë të luftës pasi rezidenca e tij u bombardua. Ambasadori iranian në Nikozia, Alireza Salarian, deklaroi për median britanike se Khamenei ndodhej në vendin ku u krye bombardimi dhe u plagos gjatë sulmit. “Kam dëgjuar se është plagosur në këmbë, në dorë dhe në shpatull. Mendoj se ndodhet në spital”, tha diplomati, duke shtuar se sipas informacioneve që ka, ai nuk është në...