Mojtaba Khamenei bën deklaratën e parë si Lider Suprem: Hormuzi, mbetet i mbyllur
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar mesazhin e tij të parë që kur mori detyrën, duke bërë thirrje për unitet midis popullit iranian dhe duke paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe detare, do të mbetet e mbyllur si një “mjet presioni”. Mesazhi, i lexuar në televizionin shtetëror nga një prezantues, përmbante gjithashtu një paralajmërim të qartë, të gjitha bazat amerikane në rajon duhet të mbyllen ose “do të sulmohen”. Khamenei theksoi se fqinjët e Iranit nuk janë objektivi, por bazat amerikane në këto vende po shënjestrohen, duke e paraqitur veprimin si një masë presioni strategjik. Pamja e mesazhit tregon shkrimin e dorës së udhëheqësit të ri dhe një listë me udhëheqësit supremë të Iranit, përfshirë babanë e tij, Ali...
Burimi:
opinion.al