Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Mjekët i transplantuan zemër të dëmtuar, ndërron jetë pas operacionit fëmija dy-vjeçar në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë këtë të shtunë, ku një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë pasi mjekët i kishin transplantuar një zemër të dëmtuar. Siç shkruan BBC, avokati i familjes, Francesco Petruzzi, konfirmoi se vogëlushi vdiq të shtunën në mëngjes në Spitalin Monaldi të Napolit, ku ishte mbajtur në aparate mbështetëse të jetës për gati dy muaj, pas një transplanti të zemrës. Spitali Monaldi, ku ai po trajtohej, tha se kishte pësuar një “përkeqësim të papritur dhe të pakthyeshëm të gjendjes klinike”. Zemra që i ishte dhënë vogëlushit të quajtur Domenico në fund të dhjetorit raportohet se ishte transportuar në spital në kontakt të drejtpërdrejtë me akull të thatë, duke shkaktuar dëmtim të rëndë të indeve. Prokurorët kanë hapur një hetim mbi incidentin...