Misteri i orëve të fundit të Epstein në qeli

Misteri i orëve të fundit të Epstein në qeli

Autoritetet kanë pranuar se ka pasur dështime serioze sigurie, rojet nuk kryen kontrollet e detyrueshme gjatë natës, ndërsa kamerat e sigurisë pranë qelisë nuk funksiononin. Për këtë arsye, koha e saktë e vdekjes nuk është përcaktuar kurrë zyrtarisht.Dokumentet e reja përfshijnë edhe pamje të paqarta të një figure të paidentifikuar që lëvizte pranë katit ku mbahej Epstein, por hetuesit nuk arritën të konfirmojnë ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij.Epstein ishte arrestuar më 6 korrik 2019 dhe përballej me akuza federale për trafikim seksual të të miturve dhe komplot, duke pritur gjyqin, kur u gjet i vdekur. Çështja e tij mbetet një nga skandalet më të mëdha penale dhe politike në SHBA, me hetime që vazhdojnë edhe sot.