Ministri libanez: Hezbollahu është pengesë për paqen në vend
Ministri i Drejtësisë i Libanit, Adel Nassar, deklaroi se Hezbollah po pengon stabilitetin dhe paqen në vend, duke akuzuar organizatën se po e tërheq Libanin në konfliktet rajonale. Në një intervistë për CNN, Nassar tha se refuzimi i Hezbollahut për të bashkëpunuar me qeverinë libaneze dhe vendimi i organizatës për të lëshuar raketa drejt Izraelit i ka dhënë Tel Avivit “pretekstin” për të nisur luftë kundër Libanit. Sipas tij, Hezbollah po sillet sikur synon të marrë një rol drejtues në përplasjen rajonale mes Iranit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, ndërsa interesi i Libanit është të qëndrojë larg këtyre konflikteve. “Interesi i Libanit dhe i popullit të tij është të mos përfshihet në konfliktet rajonale,” theksoi Nassar, duke shtuar se vendi duhet të jetë...
Burimi:
vizionplus.tv