Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit
Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin deri te lumi Litani, thellë në jug të vendit, deklaroi të hënën ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, ndërsa forcat izraelite vazhdojnë sulmet ajrore dhe shkatërrimin e urave e shtëpive në zonë. Komentet e Smotrich janë ndër më të drejtpërdrejtat deri tani nga një zyrtar i lartë izraelit për marrjen e territorit libanez, në një luftë që Izraeli thotë se synon militantët e Hezbollah, të mbështetur nga Irani. Libani u përfshi në konfliktin rajonal më 2 mars, kur Hezbollah lëshoi raketa drejt Izraelit. Që atëherë, Izraeli ka urdhëruar evakuimin e të gjithë banorëve në jug të lumit Litani, duke e bombarduar zonën me sulme ajrore dhe duke e konsideruar atë si bastion të Hezbollahut. Autoritetet libaneze...
Burimi:
vizionplus.tv