Ministri iranian: Izraeli po tërheq SHBA-të në një humnerë politike

Ministri iranian: Izraeli po tërheq SHBA-të në një humnerë politike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka dënuar ashpër sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit dhe “vrasjen pabesisht” të Ali Larijani, kreut të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të vendit. “Dënoj fuqishëm sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Iran. Këto veprime agresive nuk do të sjellin përfitim për armikun sionist-amerikan dhe mbështetësit e tij. Përkundrazi, do të komplikojnë situatën dhe mund të shkaktojnë pasoja të pakontrolluara që prekin të gjithë botën”, shkruan Aragçi në X. Në një postim tjetër, ai u shpreh për “vrasjet” e tre udhëheqësve të lartë iranianë nga Izraeli gjatë dy ditëve të fundit: “Imagjinoni një president iranian që paraqet qetësisht një ‘listë vdekjesh’ për një ambasador të huaj – presidentin e SHBA, udhëheqës të Kongresit, gjeneralë të lartë – dhe...