Ministri i jashtëm i Izraelit: Jemi të hapur për një zgjidhje diplomatike që mund të çojë në përfundimin e luftës

Ministri i jashtëm i Izraelit: Jemi të hapur për një zgjidhje diplomatike që mund të çojë në përfundimin e luftës

Izraeli nuk po kërkon një luftë të pafundme me Iranin dhe do të koordinohet me Shtetet e Bashkuara për të vendosur se kur duhet të përfundojnë luftimet, tha të martën ministri i Jashtëm Gideon Saar, duke refuzuar të japë publikisht një afat se kur mund të përfundojë konflikti. Lufta SHBA–Izrael kundër Iranit, tani në ditën e saj të 11-të, ka përfshirë të gjithë Lindjen e Mesme. Sulmet iraniane kanë goditur edhe shtete fqinje, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Izraeli po lufton edhe me Hezbollah-un në Liban dhe po kryen sulme ndaj Iranit. “Ne do të vazhdojmë deri në momentin që ne dhe partnerët tanë të mendojmë se është e përshtatshme të ndalemi,” u tha Saar gazetarëve në Jeruszalem, së bashku me homologun e tij...