Ministri i Jashtëm i Iranit: Kontaktet me Witkoff kanë vijuar para dhe pas protestave, gati për çdo opsion

Ministri i Jashtëm i Iranit: Kontaktet me Witkoff kanë vijuar para dhe pas protestave, gati për çdo opsion

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të hënën në mbrëmje se kontaktet mes tij dhe të dërguarit amerikan Steve Witkoff “kanë vazhduar para dhe pas protestave, dhe janë ende në zhvillim.” Irani është “gati për të gjitha opsionet,” tha Araghchi në një prononcim për televizionin Al Jazeera me bazë në Katar. Diplomati i lartë shprehu shpresën që Uashingtoni të zgjedhë “opsionin e mençur,” mes shkëmbimeve të vazhdueshme mes dy palëve. “Disa ide janë në tryezë me Uashingtonin dhe aktualisht po shqyrtohen nga Teherani,” tha ai, pa dhënë më shumë detaje. Megjithatë, ai theksoi se “nuk është e mundur të kombinohen idetë e propozuara nga Uashingtoni me nisjen e kërcënimeve kundër vendit tonë.” Sa i përket mundësisë së një takimi të drejtpërdrejtë me Witkoff, Araghchi tha se “ka ide që...