Ministri danez: Trump ka dëshirë për ta pushtuar ishullin, por kjo nuk do ndodhë

Ministri danez: Trump ka dëshirë për ta pushtuar ishullin, por kjo nuk do ndodhë

Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen ka deklaruar se “mosmarrëveshja themelore” mbetet pas bisedimeve “të sinqerta” në Shtëpinë e Bardhë për Groenlandën. Ai mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm të Groenlandës, ku mes të tjerash deklaroi se qëllimi ishte të gjendej një rrugë e përbashkët për sigurinë në Arktik. Rasmussen thotë se është e qartë se Trump ka dëshirën për të “pushtuar” Groenlandën, por se ai beson se takimi ka arritur të “ndryshojë qëndrimin amerikan”. “E bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të Groenlandës”, thotë ai. “Danimarka është padyshim në anën e duhur të historisë”, shtoi ai. Para konferencës për shtyp, Danimarka tha se do të “zgjerojë” praninë e saj ushtarake në Groenlandë në...