Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz
Situata në Minesota ka arritur pikën e vlimit pas vrasjes së dytë nga agjentët federalë brenda një muaji, duke detyruar Presidentin Donald Trump të ndërmarrë një lëvizje drastike: dërgimin e “Carit të Kufirit”, Tom Homan, për të marrë kontrollin e operacionit direkt nga terreni. Megjithatë, në një kthesë politike, Presidenti Trump dhe Guvernatori Demokrat Tim Walz duket se kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, duke deklaruar pas një telefonate se ndodhen në “gjatësi vale të ngjashme”. Homan merr komandën, anashkalohet burokracia Në një lëvizje që tregon urgjencën e situatës, Trump njoftoi se Tom Homan do t’i raportojë drejtpërdrejt atij, duke anashkaluar zinxhirin standard të komandës. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Homan do të jetë “pika kryesore e kontaktit” në Minneapolis. Aktualisht, në terren ndodhen rreth 2,000 oficerë të ICE dhe...
Burimi:
javanews.al