Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme
Mijëra ushtarë nga Divizioni i 82-të Ajror elitar i Ushtrisë Amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Lindjen e Mesme, ndërkohë që presidenti Donald Trump peshon hapat e tij të ardhshëm në luftën kundër Iranit. Të paktën kështu raporton Reuters këtë të hënë, duke iu referuar dy zyrtarëve amerikanë. Dislokimi i mijëra trupave shtesë amerikane në Lindjen e Mesme është një lëvizje që do të zgjeronte opsionet për amerikanët, përfshirë edhe vendosjen e forcave brenda territorit iranian. Parashutistët, të bazuar në Fort Bragg, Karolina e Veriut, i shtohen mijëra marinarëve, marinsave dhe forcave të operacioneve speciale të dërguara tashmë në rajon. Gjatë fundjavës, rreth 2 mijë e 500 marinsa mbërritën në Lindjen e Mesme. Trupat shtesë të ushtrisë përfshijnë elementë nga selia e Divizionit të 82-të Ajror elitar, disa logjistikë dhe mbështetje të...
Burimi:
javanews.al