Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy javësh protesta që po zbehen dhe pas një shtypjeje të ashpër që ka lënë të vdekur mijëra iranianë dhe teksa qytetarët në Republikën Islamike po përballen me bllokim të internetit. Raportimet duket se sugjerojnë që protestat masive, si dhe shtypja brutale nga autoritetet, duket se janë fashitur. “Burimet tona të pavarura kanë konfirmuar prani të ashpër të ushtrisë dhe personelit të sigurisë dhe qytete dhe qyteza ku janë mbajtur më herët protesta, por edhe në disa lokacione ku nuk ka pasur demonstrata të mëdha”, tha grupi për të drejtat e njeriut, Hengaw, me seli në Norvegji. Autoritetet iraniane kanë kryer një nga shtypjet më të...
Burimi:
opinion.al