Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu për zgjedhjet në Hungari, duke uruar fituesin Péter Magyar dhe Partinë Tisza për rezultatin elektoral. Në mesazhin e tij, Meta shpreh mirënjohjen edhe për kryeministrin Viktor Orbán, duke e vlerësuar për miqësinë ndaj shqiptarëve dhe politikat për mbështetjen e familjeve, nxitjen e lindshmërisë dhe forcimin e demografisë. Ai theksoi se falë politikave të tij, Hungaria është bërë më e re dhe më demokratike. “Hungarezët, gjithmonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë. Urime fituesit të zgjedhjeve, Z. Peter Magyar! Mirënjohje Kryeministrit, Z. Viktor Orban për miqësinë e tij ndaj shqiptarëve dhe në veçanti për lidershipin e Tij me politika konkrete për mbështetjen e familjeve, nxitjen e familjeve të reja dhe rritjen e lindshmërisë. Falë tij, Hungaria është sot edhe më...
Burimi:
javanews.al