Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Në meshën e tij të parë të natës së Krishtlindjes si Papë, Leoni XIV ka denoncuar ashpër një ekonomi që, sipas tij, “i shtyn njerëzit të trajtohen si mall”. Ai theksoi se mesazhi i Krishtit është çlirimi i njeriut nga çdo formë skllavërie. “Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall, Zoti bëhet i ngjashëm me ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi”, u shpreh Papa, emri i vërtetë i të cilit është Robert Francis Prevost. Ai nënvizoi kontrastin mes ambicies njerëzore për dominim dhe mesazhit hyjnor të shërbimit. “Ndërsa njeriu kërkon të bëhet Zot për të sunduar mbi të tjerët, Zoti bëhet njeri për të na çliruar nga çdo skllavëri. A mjafton kjo dashuri për të ndryshuar historinë tonë”, pyeti në mënyrë...