Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Papa Leoni XIV i kërkoi të enjten Rusisë dhe Ukrainës të gjejnë guximin për t’u ulur në bisedime të drejtpërdrejta për arritjen e paqes. Thirrja e Atit të Shenjtë erdhi në mesazhin tradicional të Krishtlindjes gjatë bekimit “Urbi et Orbi”. “Uroj që palët e përfshira, me mbështetjen dhe angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare, të gjejnë guximin për t’u angazhuar në një dialog të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe me respekt”, uroi ai. Para mijëra besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa përmendi situatën e rëndë humanitare në zonat e konfliktit dhe veçanërisht në Gaza. “Si mund të mos mendojmë për tendat në Gaza, të ekspozuara për javë të tëra ndaj shiut, erës dhe të ftohtit; dhe për ato të kaq shumë refugjatëve dhe...