Mesazhi i Vitit të Ri, Xi Jinping-u bën thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët
Në prag të Vitit të Ri, presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, nëpërmjet Grupit Mediatik të Kinës dhe internetit, duke bërë thirrje për ndërtimin e një bote më paqësore dhe me zhvillim të përbashkët. Në këtë fjalim ai theksoi që 2025-a ishte viti i fundit i Planit të 14-të Pesëvjeçar. “Kemi kapërcyer vështirësitë dhe kemi punuar shumë, duke arritur me sukses objektivat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,” u shpreh Xi. Më tej ai vuri në dukje që, pas pesë vjet përpjekjesh, forca ekonomike, forca shkencore dhe teknologjike, forca e mbrojtjes kombëtare dhe forca e përgjithshme kombëtare e Kinës kanë arritur nivele të reja. Malet e gjelbra dhe ujërat e kthjellëta janë bërë një sfond i bukur...
Burimi:
javanews.al