MESAZHET/ Zbardhet biseda mes Epstein dhe Lajçak: Nuk e dinë si jam në aksion…
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar së fundmi mbi tre milionë dokumente nga dosja e Jeffrey Epstein, financierit të ndjerë amerikan të akuzuar për krime seksuale, duke hedhur dritë mbi kontaktet e tij me figura të njohura politike dhe publike. Mes emrave të përmendur në dokumentet e publikuara është edhe ai i Miroslav Lajçak, politikan sllovak dhe ish-i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi. Sipas mediave që kanë analizuar materialet, përfshirë gazetën sllovake Dnevnik N, mesazhet e vitit 2018 sugjerojnë një marrëdhënie më të afërt mes Lajçakut dhe Epstein sesa ishte deklaruar më herët. Dokumentet tregojnë se komunikimi mes tyre nuk kufizohej vetëm në tema politike apo diplomatike, por përfshinte edhe biseda me tone personale dhe shaka, përfshirë referenca për...
Burimi:
vizionplus.tv