Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Mesazh i ri nga Mojtaba Khamenei: Nuk duhet të ketë siguri për armiqtë e Iranit

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ri ku deklaron se Teherani duhet të përgjigjet duke “anuluar sigurinë e armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Iranit”. Deklarata u bë publike përmes një mesazhi të dërguar Presidentit Massoud Pesekian, ku Khamenei shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen e Ministrit të Inteligjencës, Esmail Khatib, nga Izraeli. Mojtaba Khamenei, i cili pasoi të atin – Ajatollah Ali Khamenei, të vrarë në një sulm ajror izraelit më 28 shkurt, nuk është parë publikisht që prej emërimit të tij si udhëheqës suprem. Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë besojnë se ai është plagosur gjatë luftimeve. Mesazhi i tij i fundit vjen në një moment tensioni të lartë, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e...