Mesazh i fortë nga Trump: Irani kërkon një marrëveshje, por unë nuk e dua
Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për konfliktin në Lindjen e Mesme, dhe luftën në Iran. Trump ka ritheksuar se Irani është thuasje ‘I mposhtur dhe se nuk mund të krahasohet’ me forcën e SHBA. “Media e lajmeve të rreme e urren të raportojë se sa mirë ka vepruar ushtria amerikane kundër Iranit, i cili është plotësisht i mundur dhe dëshiron një marrëveshje, por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”, shprehet presidenti amerikan. Gjithashtu Trump tha se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg. Ishulli Kharg është një nga pikat më të rëndësishme të Iranit pasi 90% e eksporteve iraniane të naftës nisen nga ky ishull.
Burimi:
ntv.al