Mes tensioneve me SHBA-në, Anglia “shkrin akullin” me Kinën
Mes tensionit në marrëdhëniet me SHBA-në, Anglia po i kthen sytë nga Kina: Keir Starmer mbërriti në Pekin për një vizitë tre-ditore, hera e parë kjo që një kryeministër britanik mbërrin atje që nga viti 2018. Starmer, i cili po udhëton së bashku me rreth 60 drejtues britanikë nga fusha e biznesit dhe kulturës- do të takohet me Presidentin Xi Jinping me në fokus marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve. “Ne jemi të vendosur të jemi të hapur ndaj botës, ” u shpreh ai. “Me këtë delegacion, ju po shkruani historinë. Jeni pjesë e ndryshimit që ne po sjellim. Jemi të vendosur të shfrytëzojmë mundësi të reja, të ndërtojmë marrëdhënie, duke mbetur gjithmonë të përqendruar në mënyrë absolute tekinteresi ynë kombëtar”, u shpreh Starmer. Udhëtimi i...
Burimi:
ntv.al