Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Në një kohë kur në Iran po intensifikoheshin protestat kundër regjimit, Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, zhvilloi një takim sekret me djalin e mërguar të Shahut të fundit të Iranit. Sipas Axios, Witkoff dhe Reza Pahlavi diskutuan gjatë fundjavës për trazirat që po trondisin vendin. Bëhet fjalë për takimin e parë të nivelit të lartë mes opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga shpërthimi i protestave, tashmë prej 15 ditësh. Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një lider tranzitor në rast të rrëzimit të regjimit, megjithatë ai nuk gëzon popullaritet të gjerë mes iranianëve. Më herët sot, presidenti Trump, në një postim të tij, u bëri thirrje qytetarëve iranianë “të vazhdojnë protestat” dhe “të pushtojnë institucionet qeveritare”, duke theksuar se “ndihma...