Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur të martën, 24 shkurt, për gjendjen e Shteteve të Bashkuara në mandatin e dytë presidencial për të, duke thyer rekordin për fjalimin më të gjatë presidencial para Kongresit, me një kohëzgjatje prej 108 minutash (1 orë e 48 minuta). Gjatë fjalimit, Trump u përpoq të bindte votuesit se rikthimi i tij në pushtet ishte zgjedhja e duhur dhe u fokusua te sulmet e drejtpërdrejta ndaj demokratëve në sallë. Mbrëmja u karakterizua më shumë nga elementë simbolikë dhe gjeste të forta sesa nga një mesazh i qartë programor apo ide të reja politike që do të mund të bashkonin ligjvënësit republikanë. Në disa pjesë të fjalimit, kreu i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj thirrjeve të aleatëve të tij për t’u...