Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, duket se po bëhet gjithnjë e më realist mbi perspektivat e një përfundimi të shpejtë të luftës në Ukrainë falë përpjekjeve të udhëhequra nga Donald Trump. “Kjo luftë do të përfundojë kur njëra nga dy palët të jetë e shteruar, ushtarakisht ose ekonomikisht,” tha Merz në një intervistë për gazetat Neue Berliner Redaktionsgesellschaft dhe Rheinpfalz. Sipas kancelarit gjerman, nuk do të jenë “argumentet racionale dhe humanitare” ato që do ta bindin presidentin rus Vladimir Putin të ndalojë luftimet. Qëllimi i europianëve duhet të jetë pra “të sigurojnë që shteti rus të mos mund të vazhdojë më luftën, as ushtarakisht, as ekonomikisht,” tha Merz. Sa i përket Konferencës së Sigurisë të zhvilluar në Mynih, kancelari gjerman e përshkroi atë si një “sizmiograf” për gjendjen e marrëdhënieve SHBA–Evropë. Merz...
Burimi:
javanews.al