Merz nuk do të shkojë në Uashington për Bordin e Paqes
Kancelari gjerman, Friedrich Merz nuk do të udhëtojë në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes. Pyetjet nga gazetarët italianë drejtuar burimeve qeveritare gjermane e konfirmuan këtë në mënyrë të qartë, shkruan Corriere della Sera. “Kancelari është në kontakt të vazhdueshëm me Melonin. Por pavarësisht kësaj, është e qartë se ai nuk do të shkojë në Uashington, as si pjesëmarrës dhe as si vëzhgues”, thuhet në përgjigjen e qeverisë gjermane. Ishte vetë Merz, në Villa Pamphilj më 23 janar në takimin me kryeministren italiane Giorgia Meloni, i cili tha se, siç është strukturuar aktualisht Bordi i Paqes, “ne nuk mund t’i pranojmë strukturat e tij udhëheqëse në Gjermani për arsye kushtetuese”. Çështja nuk është rihapur, ndryshe nga ajo që ndodhi në Itali. Arsyet janë...
Burimi:
vizionplus.tv