Merz: Lufta në Iran është në dëm të të gjithëve

Merz: Lufta në Iran është në dëm të të gjithëve

Lufta në Iran nuk i sjell dobi askujt dhe është në dëm të të gjithëve, sipas Friedrich Merz. Kancelari gjerman, thotë se është në kontakt të përditshëm në lidhje me luftën me udhëheqës si Keir Starmer i Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Emmanuel Macron i Francës dhe Giorgia Meloni e Italisë. Gjermania nuk u konsultua për luftën në Iran, shtoi Merz, dhe ai mbetet i pabindur se ekziston një plan për të sjellë ndryshime demokratike atje. Merz gjithashtu deklaroi se SHBA-të dhe Evropa duhet të rrisin presionin mbi Rusinë së bashku për të arritur paqen në Ukrainë. “Kur të vijë koha, si Gjermania ashtu edhe Ukraina do të përfshihen në negocimin e garancive të sigurisë pas luftës për Ukrainën”, tha Merz. Duke folur në Bundestag,...