Merz i kërkon Kurtit ‘përparime të tjera’ në dialogun me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese

Merz i kërkon Kurtit ‘përparime të tjera’ në dialogun me Serbinë: Para teje qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “përparime të tjera” në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar me rastin e mandatit të ri qeverisës. Merz, në letrën e urimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, shkruan se përpara Kurtit “qëndrojnë detyra sfiduese”. “Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë”, shkruan kancelari gjerman. Merz i thotë Kurtit se “në këto detyra”, Kosova e ka “një partner të fortë dhe të besueshëm” si Gjermania, “në krahun e...