Merz: Gjermania nuk do të bëhet pjesë e luftës në Iran
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse Berlini do të merrte në konsideratë ofrimin e mbrojtjes ushtarake për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, për shkak të sulmeve iraniane. “Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe ne nuk duam të bëhemi pjesë e saj”, tha ai gjatë një vizite në Norvegji. Më parë këtë javë, Merz deklaroi se qeveria e tij “ndan shumë” nga qëllimet që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duan të arrijnë në Iran, por i kritikoi ato për mungesën e një ” plani të përbashkët ” se si të kryejnë operacionet e tyre ushtarake. Merz dënoi gjithashtu SHBA-në për lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve të naftës kundër Rusisë, ndërsa çmimet globale të naftës rriten për...
Burimi:
opinion.al