Merz: Felenderojmë Trump për shtyrjen e sulmeve

Merz: Felenderojmë Trump për shtyrjen e sulmeve

Kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu sot mirënjohjen ndaj presidentit amerikan, Trump pas vendimit për të shtyrë sulmet kundër termocentraleve iraniane dhe për të hapur rrugën për bisedime të drejtpërdrejta me Teheranin. “Jam mirënjohës që Trump njoftoi sot se po e shtyn këtë për pesë ditë dhe se tani ka hapur edhe mundësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm me udhëheqjen iraniane”, tha kancelari në një konferencë për shtyp. Merz, i cili foli dje me Trumpin, tha se i kishte shprehur “shqetësimin” e tij pasi ky i fundit lëshoi ​​një ultimatum në orën 23:44 GMT, të hënën, duke kërkuar që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit, përndryshe termocentralet e vendit do të bombardoheshin. Në një kthesë dramatike të hënën, Donald Trump më në fund njoftoi...