Merz bën deklaratën e fortë: Katër vjet më vonë, Rusia e Putinit ka arritur “nivelin më të thellë të barbarisë”

Merz bën deklaratën e fortë: Katër vjet më vonë, Rusia e Putinit ka arritur “nivelin më të thellë të barbarisë”

Kancelari gjerman Friedrich Merz akuzoi Rusinë e presidentit Vladimir Putin se ka arritur “nivelin më të thellë të barbarisë”, në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Gjatë një eventi mbështetës për Kievin në Berlin, në prani të ambasadorit ukrainas në Gjermani, Merz theksoi se Rusia nuk po e fiton luftën, pavarësisht përpjekjeve për të krijuar një perceptim të kundërt. “Kjo është pjesë e propagandës dhe luftës psikologjike. Rusia do që ne ta besojmë, por faktet thonë diçka krejtësisht tjetër”, -deklaroi ai. Sipas kancelarit, në vijën e frontit Moska nuk po shënon përparime të qëndrueshme territoriale. Përkundrazi, ai theksoi se muaji shkurt është shënuar nga fitime të rëndësishme për ushtrinë ukrainase. Merz shtoi gjithashtu se ekonomia ruse po ndjen gjithnjë e më...