Merr fund ftohja diplomatike, Starmer takohet me Xi në Pekin, premtohet edhe heqja e vizave për…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer u takua në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, në një takim që shënon hapin më të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve pas disa vitesh ftohjeje diplomatike. Starmer e cilësoi Kinën si një “lojtar jetësor në shkallë globale”, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar synon ndërtimin e një “marrëdhënieje më të sofistikuar” me Pekinin. Nga ana e tij, presidenti Xi Jinping pranoi se marrëdhëniet Kinë–Mbretëri e Bashkuar kanë kaluar nëpër “kthesa dhe sfida”, por u shpreh se Kina është e gatshme të zhvillojë një “partneritet strategjik afatgjatë dhe të qëndrueshëm”. Ai theksoi se angazhimi mes dy vendeve është “i pashmangshëm”, veçanërisht në një botë që, sipas tij, është “e turbullt dhe fluide”. Xi nënvizoi se dialogu më...
Burimi:
javanews.al