Merr flakë hoteli luksoz në Alpet e Francës, evakuohen 290 persona
Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një hotel me pesë yje në vendpushimin e skive Courchevel në Alpet Franceze vonë të martën, thanë zyrtarët. Askush nuk u lëndua nga flakët që filluan në papafingo të Hotel des Grandes Alpes rreth orës 19:00. Zyrtarët thanë se mbi 90 persona u evakuuan nga hoteli mbrëmë, ndërsa Hoteli Le Lana që ndodhej aty pranë, i cili kishte gati 200 klientë, i evakuoi të gjithë mëngjesin e kësaj të mërkure, për shkak të rrezikut pasi zjarri ishte ende në vazhdim. Stafi dhe klientët u strehuan në hotele të tjera, tha qeveria lokale. Masat e sigurisë janë nën shqyrtim në rajon pas një zjarri në një bar në vendpushimin zviceran të Crans-Montana në natën e Vitit të Ri...
Burimi:
vizionplus.tv