Meningiti B, ja rreziku nga infektimi dhe shenjat e sëmundjes
Anglia është vënë prej disa ditësh në alarm si pasojë e shpërthimit të meningitit B në juglindje të saj. Disa raste janë konfirmuar, ka ende disa të tjerë në process verifikimi si të dyshuar ndërsa 2 të rinj kanë humbur jetën prej këtij infeksioni. Për të frenuar përhapjen e infeksionit tek të rinjtë, mbretëria e bashkuar ka hapur disa qendra vaksinimi për studentët. Ekspertët theksojnë se vaksinimi mbetet një mjet kyç, por mbrojtja e plotë arrihet vetëm disa javë pas dozës së dytë. Autoritetet kanë bërë me dije se po e menaxhojnë situatën në mënyrë aktive, duke theksuar se rreziku për popullatën mbetet i ulët, megjithëse sëmundja është shumë serioze. Meningiti është një infeksion që shkakton inflamacion të membranave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore....
Burimi:
ntv.al