Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbajti një fjalim në Senatin e Italisë gjatë komunikimeve të saj para mbledhjes së ardhshme të Këshilli i Bashkimit Evropian, ku trajtoi disa çështje të rëndësishme, përfshirë krizën në Lindjen e Mesme dhe politikën e emigracionit. Në fjalimin e saj, ajo u ndal edhe tek marrëveshja për transferimin e emigrantëve drejt Shqipërisë dhe debatet që janë krijuar rreth kësaj nisme. Meloni theksoi se qeveria italiane nuk është as “bashkëfajtore dhe as e izoluar” në politikat e saj për emigracionin, duke shtuar se Italia ka të drejtë të zbatojë masa për të kontrolluar flukset migratore dhe për të garantuar sigurinë e vendit. Sipas saj, qeveria ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë europian. Një pjesë e fjalimit të...
Burimi:
javanews.al