Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

Autoritetet e Bashkimit Evropian duhet të marrin në konsideratë një pezullim të përkohshëm të rregullave të deficitit buxhetor nëse lufta SHBA-Izrael kundër Iranit përshkallezohet. Kështu u shpreh  kryeministrja italiane Giorgia Meloni para parlamentit të vendit të saj. “Nëse kriza e Lindjes së Mesme do të përjetonte një përshkallëzim të ri, ne duhet ta shqyrtojmë seriozisht çështjen e një përgjigjeje evropiane jo të ndryshme në qasje dhe mjete nga ajo e vendosur në përgjigje të pandemisë së Covid-19. Në këtë rast, ne besojmë se nuk duhet të jetë tabu të diskutohet një pezullim i përkohshëm i mundshëm i Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes. Jo një heqje dorë për shtetet anëtare individuale, por një masë e përgjithshme.” Meloni tha gjithashtu se qeveria e saj ishte e gatshme...