Meloni: Ishte një vit i vështirë, por mos u shqetësoni, viti tjetër do të jetë më keq
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u ka bërë thirrje punonjësve të zyrës së kryeministrisë që të pushojnë mirë gjatë festave të Krishtlindjes, duke theksuar se i pret një vit i vështirë pune. Gjatë një takimi me stafin në oborrin e pallatit qeveritar, Meloni u shpreh se ekipi i saj funksionon si një familje dhe se puna e përbashkët vazhdon gjatë gjithë vitit. “Ju dua. Ne jemi një familje, luftojmë së bashku gjatë gjithë vitit,” tha ajo. Ajo shtoi me humor se viti që kaloi ka qenë i vështirë për të gjithë, por se viti i ardhshëm pritet të jetë edhe më sfidues. ” Viti i kaluar ishte i vështirë për të gjithë ne, por mos u shqetësoni, sepse viti tjetër do të jetë edhe më keq “, tha...
Burimi:
vizionplus.tv