Meksika në kaos, shtyhen ndeshjet e futbollit nga dhuna pas vrasjes së “El Mencho”

Meksika në kaos, shtyhen ndeshjet e futbollit nga dhuna pas vrasjes së “El Mencho”

Katër ndeshje të kampionatit meksikan të futbollit u shtynë ditën e diel pas dhunës së shpërthyer dsi pasojë e operacionit policor që solli vrasjen e narkotrafikantit Nemesio ‘El Mencho’ Oseguera Cervantes. Dy ndeshje të kategorisë kryesore në vend, Queretaro-Juarez në futbollin e meshkujve dhe Chivas-America në kampionatin e vajzave dhe 2 ndeshje të Divizionit të Dytë në futbollin meksikan u anuluan. Ndërkaq, përfaqësuesja meksikane ka në program një ndeshje miqësore me Islandën për t’u zhvilluar ditën e mërkurë në stadiumin Corregidora të Queretaro, por për këtë ndeshje, Federata Meksikane e futbollit nuk ka marrë ndonjë vendim. Kujtojmë se Meksika këtë verë do të presë kampionatin botëror të futbollit së bashku me SHBA dhe Kanadanë. Pas operacionit që solli vrasjen e shefit të kartelit Jalisco Nueva...