Medvedev: Nëse Rusia është në rrezik do të përdorim armë bërthamore

Medvedev: Nëse Rusia është në rrezik do të përdorim armë bërthamore

Bota po bëhet shumë e rrezikshme, por Rusia nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt global, tha Dmitry Medvedev, zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë. Medvedev vlerësoi Donald Trump dhe e quajti inkurajuese rifillimin e kontakteve me Uashingtonin, ndërsa tha se Perëndimi i ka injoruar vazhdimisht interesat ruse. “Situata është shumë e rrezikshme. Pragu i tolerancës ndaj dhimbjes po ulet”, i tha ai Reuters. “Ne nuk jemi të interesuar për një konflikt global. Ne nuk jemi të çmendur. E kemi thënë njëqind herë. Kush ka nevojë për një konflikt global? Por, fatkeqësisht, një konflikt global nuk mund të përjashtohet”, tha ai. Një karikaturë në murin e dhomës ku u dha intervista tregon Medvedevin, një ish-avokat nga qyteti i lindjes së Putinit, Shën Petersburg, duke drejtuar një mitraloz...