Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Media shtetërore iraniane tha se vendi ka vendosur forca speciale të Marinës përgjatë bregdetit jugor të vendit, duke sinjalizuar përgatitje për një pushtim të mundshëm tokësor nga forcat amerikane pas dështimit të bisedimeve të paqes në Pakistan. Wall Street Journal raportoi se Rrjeti shtetëror i lajmeve Student News Network i Iranit publikoi imazhe të ushtarëve me veshje kamuflazh, të rreshtuar pranë një bregu ranor për të “kundërshtuar çdo infiltrim të mundshëm të armikut në territorin e vendit”. Uashingtoni ka urdhëruar vendosjen e mijëra marinsave dhe parashutistëve në Lindjen e Mesme, duke planifikuar edhe vendosje të trupave të tjerë pas fillimit të armëpushimit dyjavor me Iranin. Edhe pse Presidenti Trump nuk ka deklaruar plane për të dërguar trupa tokësore, ky personel do t’u jepte Shteteve të...