Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!
Ali Khamenei, lideri suprem i Iran, është raportuar i vdekur pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael mbi Teheran, sipas disa zyrtarëve izraelitë. Sipas burimeve të cituara nga media ndërkombëtare, trupi i ajatollahut është nxjerrë nga rrënojat e lëna pas asaj që është përshkruar si një “operacion i madh luftarak”, i nisur nga presidenti amerikan Donald Trump me qëllim rrëzimin e regjimit iranian. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka “shenja në rritje” që Khamenei “nuk është më”, ndërsa zyrtarë izraelitë, duke folur jashtë regjistrimit, shkuan më tej duke pretenduar se lideri suprem iranian është vrarë në një sulm ajror izraelit mëngjesin e sotëm. Deri në këto momente, nuk ka pasur një konfirmim të pavarur nga autoritetet iraniane mbi...
Burimi:
javanews.al