Mediat izraelite raportuan sulm në Iran, reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe: Është lajm i rremë!

Mediat izraelite raportuan sulm në Iran, reagojnë Emiratet e Bashkuara Arabe: Është lajm i rremë!

Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan se kanë kryer një sulm ndaj Iranit, duke e quajtur “fake news” raportimin e mediave izraelite për një goditje ndaj një impianti uji. Ministria e Jashtme e Emirateve deklaroi se vendi nuk kërkon përshkallëzim të konfliktit, edhe pse thekson se ka të drejtën e plotë të mbrojë sigurinë e tij përballë asaj që e cilëson si agresion iranian. Edhe Rashid Al Nuaimi, kreu i Komisionit për Mbrojtjen, Punët e Brendshme dhe të Jashtme në Këshillin Kombëtar Federal të Emirateve, reagoi publikisht në rrjetin X duke e quajtur lajmin një sajesë. “Kur bëjmë diçka, kemi guximin ta shpallim”, shkroi ai, duke shtuar se Emiratet nuk e barazojnë popullin iranian me regjimin e Teheranit.